Flash News

KRYESORE

Historiani flet për ‘fëmijët e persekutorëve’: Sot janë ministra, deputetë dhe ambasadorë

Historiani flet për ‘fëmijët e persekutorëve’:

Pas publikimeve të fakteve për vuajtjet në Kampin e Tepelenës, historiani Kastriot Dervishi shkruan sot se për të kuptuar më mirë diktaturën komuniste, shoqërisë shqiptare do i duhej një dokumentar me titull “Fëmijët e persekutorëve”.

Sipas tij, debati duhet te rrahe te sotmen e te merret me te, jo me te shkuaren. “E vetmja “meritë” e tyre është vepra kriminale e paraardhësve. uk janë rastësisht ministra, deputetë, ambasadorë, drejtorë të përgjithshëm, drejtorë, etj”- shkruan ai ne nje postim ne FB.

Postimi i Kastriot Dervishit 

“Fëmijët e diktaturës” dhe “fëmijët e persekutorëve”

Për të kuptuar më mirë diktaturën komuniste, shoqërisë shqiptare do i duhej një dokumentar me titull “Fëmijët e persekutorëve”, duke mos u marrë shumë me të djeshmen, por me të sotmen, pasi e vetmja “meritë” e tyre është vepra kriminale e paraardhësve. Nuk janë rastësisht ministra, deputetë, ambasadorë, drejtorë të përgjithshëm, drejtorë, etj. E vetmja “meritë” e tyre është vepra e paraardhësve. Kështu edhe dokumentari “Fëmijët e diktaturës” do ketë më shumë kuptim kur ballafaqohet me fëmijët e persekutorëve.

Të fundit