Flash News

KRYESORE

Historiani Llalla ngre dyshime: Lajmi për vrasjen e Festim Latos mund të jetë Fake News

Historiani Llalla ngre dyshime: Lajmi për vrasjen e Festim Latos mund

Historiani Arben Llalla ka ngritur dyshimet se lajmi për vdekjen e Festim Latos mund të jetë Fake News.

Llalla shkruan në rrjetet sociale se i pari që e ka publikuar këtë lajm është Ali Aliu, i vetëshpallur edhe ky si Kryeministër i Republikës së Çamërisë, që sipas tij është “një mashtrues që para dy viteve për të mbledhur mijëra euro deklarojë se vëllai i i tij Toni ra dëshmorë në Çamëri, ndërsa Toni pinte birra në Gjermani”.

Llalla shkruan se nëse do të ishte e vërtetë vrasja e Latos në Holandë, autoritetet holandeze nuk do të lajmëronin të afërmit, por së pari ambasadën e Shqipërisë.

Reagimi i Llallës:

Përse lajmi për vrasjen e Festim Latos ka dyshime si FAKE NEËS? Sepse sipas familjarëve, Festimi ka 3-4 ditë që ska folur në telefon me familjen. Kjo gjë mund ti ndodhi çdo kujt që mos të flasë me familjen qoftë edhe një javë. Vëllai i tij Xhemil Lato deklarojë që policia e Hollandës e paska marë në telefon. Kjo gjë nuk mund të ndodh sepse policia e Hollandës do të merrnin në telefon në fillim ambasadën e Shqipërisë dhe jo familjen direkt, janë disa procedura ligjore. Policia e Shqipërisë me gjithë atë arsenal informativë nuk ka asnjë lajmë nga policia e Hollandës. Lajmin për vdekjen e Festimit e shkroi Ali Aliu një mashtrues që para dy viteve për të mbledhur mijëra euro deklarojë se vëllai i i tij Toni ra dëshmorë në Çamëri, ndërsa Toni pinte birra në Gjermani. Sot jetojmë me lajme të rreme sa edhe Inva Mulën e ndamë nga burri, ndërsa ajo jeton e lumtur në krahët e tij. Pak verifikues me lajme o gazetare lexues!

Të fundit