Flash News

KRYESORE

Historiani Llalla profil ekstremistit Kacifas: E njoh prej 6 vitesh, stërvitej nga forcat e ‘Agimit të Artë’

Historiani Llalla profil ekstremistit Kacifas: E njoh prej 6 vitesh,

Historiani Arben Llalla në një lidhje telefonike për Report Tv për rastin e vrasjes së ekstremistit grek në Gjirokastër u shpreh se ngjarja është një provokim nga fqinjët, ndërsa kërkoi reagimin e menjëhershëm të zyrtarëve të lartë të Shqipërisë.

Lalla pohoi se viktima ishte ushtar, pjesë e ‘Legjioneve të Shenjta 2012’ dhe anëtar i Agimit të Artë. Sipas tij, grekët po ndryshojnë versionin e ngjarjes duke e paraqitur rastin sikur ushtari u vra në mbrojtje të flamurit grek në Shqipëri, por e vërteta është e kundërta.

“Personin që ka vdekur e njoh prej 6 vitesh, ka qenë ekstremist grek, jo vetëm për aneksimin e Shqipërisë, por edhe Maqedonisë. Veshjen e tij ushtarake, e mbajnë forcat speciale greke. Tre-katër herë në vit i ndjeri vinte shpaloste një flamur për Vorio Epirin. Ai ka provokuar brenda territorit ndjenjat e shqiptarëve. Nuk e di përse nuk del Rama. Ai është anëtar i paralimitarëve ‘Legjionet e Shenjta 2012’”.

“Janë paramilitar të luftërave. Janë oficerë rezervë, që stërviten cdo 3-4 muaj nga shteti grek. Këta janë ata që gjithmonë kanë hyrë në Shqipëri dhe më pas ka ardhur ushtria greke. Ky është edhe anëtar i Shoqatës Rinia e Vorio e Epirit. Në 2017 ky ka ardhur me dy autobusë nga Athina për të festuar. Ai ka vepruar i vetëm, por është provokim ndaj shqiptarëve. Ai është baba i dy fëmijëve. Në Bularat do të vinin 500 veta nga Greqia, por edhe ambasadorja e Greqisë në Shqipëri”.

“Bularati ka një popullsi të butë, por ky i provokoi. Flamujt i vendosi para dy ditësh dhe asnjë nuk shkoi ti heqë. Ky bën pjesë te forcat e sigurisë së Agimit të Artë. Ky formacion ka grupime që financohen nga shteti grek. Pra është vetë shteti grek që i nxit tensionet, nesër dhe pasnesër do të dalin të tjerë ekstremistë”, përundoi Llalla.

Informacionet e shpërndara nga policia thonë se ai u vra pasi hapi zjarr nga forcave RENEA dhe nuk pranoi të dorëzohej, përkundër thirrjeve të tyre.

Të fundit