Flash News

KRYESORE

Historiani publikon foto të Enver Hoxhës me djalin e nipat para derrave: Po i mësonte me erën e gjakut

Historiani publikon foto të Enver Hoxhës me djalin e nipat para

Studiuesi dhe historiani Kastriot Dervishi ka publikuar një foto të ish-diktatorit Enver Hoxha i cili udhëhoqi për 50 vite Shqipërinë.

Në foto, Hoxha shfaqet me të birin dhe nipat para trofesë së gjahut. Domethenënien e fotove Dervishi është përpjekur ta shpjegojë se Enver Hoxha u mëson pasardhësve erën e gjakut.

“Zakonisht ambientalistët protestojnë kur shohin foto gjuetie me kafshë të vrara. E kanë si reagim të natyrshëm për mbrojtjen e natyrës. Ja një foto e vitit 1982 që flet shumë. Janë tre breza të një dere. Diktatori, i biri dhe nipat. Përpara janë 4 derra (🐷) të egër të vrarë në gjueti. Të gjithë kënaqen me gjak. Më i madhi i fotos e vrau dhe gjakosi popullin e vet si askush tjetër, kaloi çdo pushtues për nga dëmet dhe çorientimet mendore që i solli. Kënaqet i madhi, ngazëllehen të vegjlit. Edhe ata duhet të mësoheshin me erën e gjakut”, shkruan Kastriot Dervishi në Facebook.

 

Të fundit