Flash News

KRYESORE

Sharlatani që hiqet si historian për Skënderbeun: Ka kryer masakra ndaj myslimanëve, njësoj si Mlladiç në Bosnje

Sharlatani që hiqet si historian për Skënderbeun: Ka kryer

Një ekstremist fetar që hiqet për historian, Olsi Jazexhi hodhi deklarata të forta ndaj figurës së Heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, gjatë emisionit ‘Të Paekspozuarit’ në News 24. Jazexhi ka thënë se Skënderbeu ka kryer masakra ndaj myslimanëve, njësoj si serbi Mlladicc në vitet 1990 në Bosnje.

"Skënderbeu ka bërë masakra ndaj myslimanëve. Skënderbeu ka qenë një figurë që është pranuar me vështirësi në mesin e shqiptarëve, pasi Skënderbeu është parë si simbol i krishtërimit. Skënderbeu në atë kohë ka bërë masakra ndaj myslimaneve që i ngjajnë masakrave të Mlladic në Bosnjë", u shpreh historiani Jazexhi.

Por historiani dhe akademiku Pëllumb Xhufi deklaroi se Skënderbeu nuk ka qenë përfaqësues i krishterimit dhe kurrsesi xhelat i myslimanëve.

"Skënderbeu nuk ka qenë kalorës i krishterimit. Skënderbeu nuk ishte një xhelat i myslimanëve, kur ai erdhi ndezi kryengritjen, pasi në atë kohë nuk kishte mysliman në Shqipëri, popullsia masive ishte e krishterë. Regjistrat e vitit 1431 nuk japin fare mysliman. Në vitin 1533 fillon të zbulohen regjistra mysliman. Fetarisht Skënderbeun është e vështirë ta vendosësh diku, pasi ai edhe në majë të kokës, mbante simbol pagan, nuk ishte kalorës krishtërimit", u shpreh Xhufi.

Të fundit