Flash News

KRYESORE

Historiani Xhufi ‘lobon’ për ndryshimin e kufirit Kosovë - Serbi: Mitrovica e Veriut të jepet në këmbim të Preshevës

Historiani Xhufi ‘lobon’ për ndryshimin e kufirit Kosovë -

Pëllumb Xhufi është ndër të paktët historian që mbështet ndryshimin e kufirit mes Kosovës dhe Serbisë, duke anashkaluar pasojat që mund të sjellë  një marrëveshje e tillë.

Argumenti që përdor Xhifi është se Mitrovica e Veriut është një zonë e një vatër e agresivitetit serb, e nacionalizmit, dhe kriminalitetit serb.

“Të mos harrojmë që kemi një pjesë të trevave shqiptare që ndodhen në lindje. Presheva, Medvegja, Bujanovci, trendi është shumë shqetësues ka një zbrazje të popullsisë nga kushtet që krijojnë serbët, me presione ushtarake, administrative dhe policore. Tendenca është për tu zbrazur këto zona, unë gjykoj se kur bëhet fjalë për shkëmbim territoresh, shpresoj të përfshihet në kufirin e Kosovës, nëse shkon çështja në ndryshime të tilla. Duhet të jemi realist në kufirin verior, ka ndodhur një spastrim etnik.

Mitrovica sot është një vatër e agresivitetit serb, e nacionalizmit, dhe kriminalitetit serb.  Mitrovica e Veriut është koncentrat problemesh jo vetëm për Kosovën por edhe për Serbinë. Unë do isha dakord që te jepej Mitrivica e Veriut e të merrej Presheva, dhe krahina tjera”, përfundoi Xhufi.

Të fundit