Flash News

KRYESORE

HISTORIKE: Derbi ndërmjet Koresë së Veriut dhe të Jugut, zbulohen masat ekstreme të Kim Jong-unit

HISTORIKE: Derbi ndërmjet Koresë së Veriut dhe të Jugut,

Një çmenduri e vërtetë! 

Koreja e Veriut dhe Koreja e Jugut po luajnë mes tyre për ndeshjet kualifikuese të kampionatit botëror. Derbi i çmenduri i dy Koreve po luhet në kryeqytetin e shtetit komunist, Pyongyang. Një sfidë e tillë ndodh pas 29 vitesh, pasi për herë të fundit është luajtur në 1990.

Masat ekstreme të Kim Jong-un nuk mund të mungonin. Koreja e Jugut nuk ka fluturuar direkt nga shteti i tyre në Veri, por kanë kaluar tranzit përmes Kinës. Asnjë tifoz nga jugu nuk është pranuar në stadium, ndeshja nuk është lejuar të transmetohet live dhe asnjë medie në botë nuk ka përfaqësues.

Koreja e Veriut është zotuar se pas sfidës do t'i japë një DVD me 90 minutat e plota Koresë së Jugut. Të dy ekipet bëjnë pjesë në grupin H dhe kryesojnë me nga 6 pikë në dy ndeshje. Të dhënat për rezultatin nuk dihen, ndoshta do të merren vesh vetëm me daljen e Koresë së Jugut nga shteti komunist.

Të fundit