Flash News

KRYESORE

Historike/ Në Belgjikë zgjidhet kryebashkiaku i parë me ngjyrë; babai i kapitenit të Manchester City

Historike/ Në Belgjikë zgjidhet kryebashkiaku i parë me
Ditën e djeshme në Belgjikë janë zhvilluar zgjedhjet lokale me pjesëmarrje masive.  Historike ishte zgjedhje e kryebashkiakut të parë me ngjyrë. Pierre Kompany, babai i mbrojtësit dhe kapitenit të Manchester Cityt, Vincent Kompany është zgjedhur si kryebashkiaku i parë me ngjyrë në Belgjikë, në atë që është përshkruar si një moment "historik" për vendin. Zgjedhja e Pierre Kompany, 71 vjeç, një inxhinier mekanik i lindur në Republikën Demokratike të Kongos. Në një video mesazh të djalit të tij, Vincent Kompany thoshte, “Vetëm për djemtë jashtë vendit: ai është kryetari i parë i zi në Bruksel. Kjo nuk ka ndodhur kurrë më parë. Është historike. Të gjithë jemi të lumtur. Urime për babin tim."- tha 32 vjeçari në frëngjisht, hollandisht dhe anglisht.  

Të fundit