Flash News

KRYESORE

Historiku i prokurorit Ndoj/ Nga rrahja e avokatit të Lul Berishës, tek akuzat e kryeministrit Rama

Prokurori i Durrësit Arjan Ndoj, i cili u plagos pas një sulmi me armë në makinë është përmendur së tepërmi në javët e fundit në vend.  Kryeministri Edi Rama, e pas tij edhe zëvendëskryeministri Erjon Braçe, e kanë akuzuar atë se është i lidhur me krimin e organizuar.

Reagimi i ashpër i dy drejtuesve të ekzekutivit erdhi pas arrestimit të Liridon Pulës, drejtorit të Kadastrës së qytetit bregdetar.

Sipas këtyre dy eksponentëve më të rëndësishëm të qeverisë, Ndoj punon për bandat e Durrësit dhe i bën presion administratës shtetërore. Nëpërmjet një dosjeje, ai u akuzua nga Braçe tha se i bën presion drejtorit të Kadastrës që të legalizohen ndërtimet monstruoze që janë bërë nga Gjiri i Lalzit deri në Durrës. Nga kjo do të përfitonin grupet kriminale të qytetit.

Në një tjetër ngjarje ku ai u bë protagonist ka ndodhur më 19 korrik të 2018-ës. Avokati që mbrojti Lul Berishën, një tjetër emër i njohur i botës së krimit në vend, u dhunua fizikisht nga dy persona teksa po dilte nga Gjykata. Avokati akuzoi se pas sulmit fshihej prokurori Ndoja.

Të dy kanë pasur debate gjatë një seancë gjyqësore, e kjo solli më pas dhunën ndaj tij.

“Kam dalë nga seanca gjyqësore e Gjykatës së Durrësit rreth orës 10:30 dhe po ikja nga Prokuroria. Më del një person përpara dhe më thotë ti je ai që i ke bërë karshillëk prokurorit Arjan Ndoja dje në seancë gjyqësore, ke bërë të fortin?

I thash kush je ti, ai më ofendoi, i ktheva të njëjtën përgjigje. Jam goditur nga ky dhe personi tjetër që erdhi. Dje në seancë gjyqësore më kanosi prokurori.”, tha avokati Ilia. Prokuroria e qytetit njoftoi se kishte nisur hetimet në lidhje me këtë ngjarje, por më pas, nuk pati asnjë masë ndaj prokurorit.

 

Të fundit