Flash News

KRYESORE

Historiku i zgjedhjeve në PD, nga fitorja e Berishës përballë Hajdarit dhe Cekës, te Berisha pa rivalë

Më 22 korrik, Partia Demokratike do të zhvillojë zgjedhjet për kryetarin e ri. Deri më tani në garë është futur vetëm Eduart Selami, ndërsa pritet rikandidimi i Lulzim Bashës.

Zgjedhjet e para për kryetarin e PD-së janë organizuar më shtator të 1991, kur Sali Berisha shpallej fitues përballë dy figurave të rënda të demokratëve si Azem Hajdari dhe Neritan Ceka.

Në gusht të 1992, kur Berisha ishte zgjedhur president, për kreun e partisë garuan Eduart Selami, Arben Imami dhe Azem Hajdari. Fitues u shpall Selami, i cili do të rizgjidhej sërish pas një viti në garën me Ylli Vejsiun.

Tritan Shehu konfirmohej kryetar i PD-së në prill të 1996-ës pasi mundi Ferdinand Xhaferrin.

Në tetor të 1997, Sali Berisha rikthehet në krye të PD-së, e cila kishte kaluar në opozitë, pasi u shpall fitues në zgjedhjet përballë Pjetër Arbnorit. Berisha do të rikonfirmohej edhe në 1999, kur kundërshtar pati Uran Butkën, i cili ishte edhe rivali i vetëm që ish-kryetari do të kishte deri në vitin 2013-të kur u dorëhoq pas humbjes së zgjedhjeve.

Në korrik të 2013-ës, Lulzim Basha do të zëvendësonte Sali Berishën në krye të PD-së, pas garës që zhvilloi me një figurë të fortë si Sokol Olldashi.

Të fundit