Flash News

KRYESORE

Hodhi dyshime mbi doktoraturën e deputetes, sqaron studiuesi: Pampuri më dërgoi vërtetimin

Pak ditë më parë ngriti dyshime mbi doktoraturën e deputetes Orjola Pampuri, por sot studiuesi Vladimir Kola sqaron se i kanë mbërritur dokumentat konfirmues. Është vetë deputetja demokrate, Pampuri, që i ka dërguar Kolës njoftimin e Universitetit për mbrojtjen e doktoraturës dhe vërtetimin e dorëzimit të tezës në Bibliotekën Kombëtare.

“Faktikisht, Teza në fjalë nuk ishte dorëzuar akoma në BKSH dhe me sa kam dijeni unë ka edhe shumë Teza të tjera doktorature të cilat nuk janë depozituar akoma në BKSH, edhe pse ndërkohë mund të kenë kaluar vite nga vendimi i komisionit kompetent për dhënien e titullit Doktor”, sqaron Kola.

Reagimi i plotë i Vladimir Kolës:

SQARIM MBI DOKTORATURËN E DEPUTETES ORJOLA PAMPURI

Më 30 janar 2019 shkrova në profilin tim në facebook se Teza e doktoraturës e deputetes Orjola Pampuri nuk gjendej në katalogun e Bibliotekës Kombëtare dhe në sitin e universitetit gjendej e publikuar vetëm një përmbledhje e Tezës pa datë.

Faktikisht, Teza në fjalë nuk ishte dorëzuar akoma në BKSH dhe me sa kam dijeni unë ka edhe shumë Teza të tjera doktorature të cilat nuk janë depozituar akoma në BKSH, edhe pse ndërkohë mund të kenë kaluar vite nga vendimi i komisionit kompetent për dhënien e titullit Doktor.

Zonja Pampuri më ka dërguar një njoftim të Universitetit ku thuhet se ajo ka mbrojtur Doktoraturën më 10 nëntor 2015.

Gjithashtu, më ka dërguar edhe vërtetimin e dorëzimit të Tezës në BKSH sot më 05 shkurt 2019.

Poshtë gjeni të skanuara dy dokumentet në fjalë.

Dua t’u kujtoj të gjithë siteve që mund të kenë shpërndarë lajmin që publikova me 30 janar 2019, se është detyrim profesional dhe ligjor që të shpërndajnë edhe sqarimin e sotëm.

Të fundit