Flash News

KRYESORE

Hodhi kapsolla në protestën e sotme ku u lëndua dhe gazetarja, policia arreston 49-vjeçarin

Është arrestuar personi që ka hedhur kapsolla në protestën e sotme të "Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit".  Sipas njoftimit të policisë, mësohet se ai është 49-vjeçar dhe banues në zonën e Unazës së Re.

Si pasojë, dy gra mbetën të lënduara, njëra prej tyre gazetare.

Njoftimi i policisë:

Policia e Shtetit ka identifikuar dhe ndaluar 49-vjeçarin Arben Qyrani, me banim tek Unaza e Re, Tiranë, autori i hedhjes së lëndëve pirotenike në tubimin e sotëm.

Për pasojë pati 2 shtetase të lënduara, nga lënda plasëse, jashtë rrezikut për jetën.

Pasi hodhi lëndët piroteknike mes turmës, i ndihmuar nga persona të tjerë, të identifikuar tashmë nga Policia, ai doli nga turma.

Agjentët e policisë e ndoqën dhe e ndaluan pak metra larg sheshit ku opozita mbante tubimin.

Qyrani është i proceduar edhe më herët për “Tubim të paligjshëm” në vitin 2018, në zonën e Unazës së Re, në Tiranë.

https://politiko.al/foto-lendohet-gazetarja-nga-shashkat-e-hedhura-ne-proteste/

https://politiko.al/provokimet-trembin-protestuesit-ergys-mertiri-mos-u-largoni-jane-vetem-shashka-shashkat-e-lali-erit-nuk-vrasin-njeri/

Të fundit