Flash News

KRYESORE

Holanda do i kërkojë BE-së rikthimin e vizave, deputetët: Krimi nga shqiptarët është rritur

Holanda do i kërkojë BE-së rikthimin e vizave, deputetët:

Mbretëria e Holandës ka vendosur t’i kërkojë zyrtarisht Bashkimit Europian që të rikthejë vizat për qytetarët shqiptarë. Një gjë e tillë u vendos me shumicë parlamentare, me aprovimin e një shkrese, e cila u mbështet edhe nga koalicioni qeverisës.

Sipas ligjvënësve, kjo erdhi për shkak të rritjes së aktivitetit kriminal të kryer nga mafia shqiptare në Holandë.

“Këto organizata kriminale po përfitojnë nga mundësia për të udhëtuar pa viza në të gjithë Europën, duke zgjeruar kështu rrjetën e tyre të trafikimit”, deklaroi deputetja Madeleine Van Toorenburg.

Pavarësisht kërkesës, ministri i jashtëm i Holandës, Stef Blok tha se nuk ka mbështetje të mjaftueshme mes shteteve anëtare të BE-së për të aprovuar rivendosjen e vizave.

“Shqipëria nuk i përmbush akoma kushtet për heqjen e vizave. Prandaj, kjo kërkesë është e pashpresë”, deklaroi Blok.

Të fundit