Flash News

KRYESORE

Holanda e padrejtë me Shqipërinë? Ministri Blok: Për negociatat kërkojmë të njëjtat kritere si për shtetet anëtare

Holanda e padrejtë me Shqipërinë? Ministri Blok: Për

Ministri i Jashtëm i Holandës, Stef Blok ka mohuar se shteti i tij po sillet në mënyrë të padrejtë sa i përket vetos së vendosur për hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian. Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me homologun shqiptar, Ditmir Bushati, Blok theksoi “pa patur raportin e komisionit në dorë nuk mund të them asgjë për vendimin përfundimtar (të Holandës). Duhet të shohim progres konkret.”

Blok tha se progresi “duhet të jetë i qëndrueshëm në kohë dhe duhet të jetë bindës.”

Ministri Blok bëri të qartë se Holanda kërkon nga Shqipëria për hapjen e negociatave të arrijë të njëjtat standarde që ekzistojnë në shtetet anëtare të BE-së sa i përket sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut. Sipas tij, Haga ka mbajtur të njëjtin qëndrim edhe për shtetet e tjera që kërkojnë anëtarësimin.

“Sa i takon qëndrimit holandez lidhur me dëshirën shqiptare për të nisur negociatat, deklaratat që bëjmë në publik janë të njëjtat me ato që bëjmë në këshillin e ministrave. Që ne jemi të angazhuar dhe të përkushtuar për prespektivën evropiane të Shqipërisë, ama në bazë të progresit të dukshëm dhe konkret. Është i njëjti mesazh që u kam dhënë edhe vendeve të tjera aspiruese. BE është një bashkim i vlerave dhe një prej vlerave më të rëndësishme është shteti ligjor, sundimi i ligjit, vlera e të drejtave të njeriut, këshuqë është mëse e logjikshme që unë të përdor të njëjtat kritere për shtetet anëtare dhe për shtetet aspiruese. Nuk po bëjmë asgjë tjetër veçse këtë. Jemi shumë të përkushtuar ama që të ndihmojmë Shqipërinë të bëjë progres, kemi parë progres mbresëlënës, por duam të shikojmë që çdo vend aspirues të arrijë më tej”, deklaroi Blok.

Ndërkohë, ministri Bushati deklaroi se qeveria do të punojë më shumë për të ndryshuar imazhin e Shqipërisë në Holandë dhe të komunikojë reformat e ndërmarra për hapjen e negociatave.

Bushati në konferencën e fundit si ministër: Në këto 5 vite kam bërë më shumë se një gabim

Të fundit