Flash News

KRYESORE

Holanda letër zyrtare KE për rikthimin e vizave, ç’deklaroi Kocijançiç një muaj më parë për Shqipërinë

Sot, Holanda i ka kërkuar zyrtarisht Brukselit rikthimin e vizave me Shqipërinë, pasi sipas tyre rritja e krimit dhe numrit të emigrantëve shqiptarë përbën kërcënim për sigurinë.

Kërkesa erdhi përmes një letre zyrtare nga përfaqësuesi i Holandës në KE, Robert de Groot, komisionerit për migrimin dhe punët e jashtme, Dimitris Avramopulos.

Ndërkohë, një muaj më parë, kur parlamenti holandez pati kërkuar një pezullim të regjimit të liberalizimit të vizave me Shqipërinë, zëdhënësja e KE-së, Maja Kocijançiç pati reaguar duke thënë nëse do të marrë një njoftim të tillë, ai do e analizojë me kujdes, do e vlerësojë dhe do të vendosë nëse ky veprim nevojitet, duke theksuar rolin kryesor që ka ky organizëm në këtë proces.

Të fundit