Flash News

KRYESORE

Holanda mban qëndrim zyrtar: Çelja e negociatave me Shqipërinë e parakohshme, duhet shumë në luftën kundër krimit të organizuar

Holanda mban qëndrim zyrtar: Çelja e negociatave me

Qeveria e Holandës vazhdon të mbajë një qëndrim skeptik ndaj Shqipërisë në lidhje me antarësimin në Bashkimin  Evropian. Në një letër që kryeministri Mark Rutte i ka dërguar Parlamentit, thotë se hapja e negociatave të antarësimit të Shqipërisë në BE është e parakohshme.

“Qeveria mirëpret hapat që Shqipëria ka ndërmarrë tashmë në fushën e vetting-ut radikal, në sundimin e ligjit, rritjes së operacioneve policore kundër krimit. Por Shqipëria duhet të bëjë më shumë në luftën kundër krimit të organizuar.

SPAK duhet të jetë sa më shpejt funksional dhe Shqipëria të tregojë një rekord bindës në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Për të përfunduar, Qeveria mendon se hapja tani e negociatave është e parakohshme”, thuhet në letrën e Rutte.

Në këtë letër pasqyrohen edhe qëndrimet e shteteve të tjera anëtare të BE-së, veçanërisht i Gjermanisë. Ndërsa qëndrimi i Holandës do të diskutohet në datat 17-18 tetor në samitin e liderëve.

Të fundit