Flash News

KRYESORE

Holanda ndalon sulmin kibernetik rus mbi Organizatën për Parandalimin e Armëve Kimike

Holanda ndalon sulmin kibernetik rus mbi Organizatën për Parandalimin

Ministrja e Mbrojtjes në Holandë, Ank Bijleveld u shpreh se inteligjenca ushtarake holandeze ndërpreu një sulm kibernetik rus mbi Organizatën për Parandalimin e Armëve Kimike.

Sulmi besohet të jetë kryer nga agjencia ruse e inteligjencës, GRU, e cila gjithashtu është fajësuar nga qeveria britanike për sulmin ndaj Sergei dhe Yulia Skripal në Salisbury, në muajin mars.

Ministrja holandeze e Mbrojtjes tha se katër zyrtarë të inteligjencës ishin dëbuar nga Holanda, pasi u kapën duke spiunuar trupën kundër armëve kimike, në muajin prill të këtij viti.

Të fundit