Flash News

KRYESORE

Holanda nuk tërhiqet, ministri i Jashtëm: Shqipërisë do t’i jepet ‘Po’ po kur të përmbushë 5 kushtet

Holanda nuk tërhiqet, ministri i Jashtëm: Shqipërisë do

Parlamenti Holandez nuk do të tërhiqet nga vendimi i qershorit për të bllokuar hapjen e negociatave të pranimit në BE me Shqipërinë. Në qershor, një shumicë deputetësh të Parlamentit Holandez miratuan një mocion për të bllokuar qeverinë Holandeze nga miratimi i hapjes së negociatave.

Gjatë një takimi të Komisionit Parlamentar për Punë të Përgjithshme, Ministri i Punëve të Jashtme Stef Blok, konfirmoi se parlamenti holandez nuk do të ndryshojë qëndrim.

Blok deklaroi se negociatat me Shqipërinë do të hapen pasi të jenë përmbushur pesë kushte të vendosura nga Këshilli Evropian në vitin 2018.

Ndërkohë, këtë javë, Bundestagu gjerman votoi pro hapjes së negociatave të pranimit me Shqipërinë, pasi të përmbushen kushtet shtesë, përfshirë krijimin e Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës së Lartë dhe Reformës Zgjedhore.

Në 18 tetor, Këshilli Evropian pritet të vendosë për hapjen e negociatave të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Me veton holandeze, duket se nuk ka gjasa që të hapen negociatat, ndërsa perspektivat për Maqedoninë e Veriut duken më shpresëdhënëse.

Javën tjetër, kryetari i KLP Gent Ibrahimi do të udhëtojë në Holandë për të marrë pjesë në një diskutim publik lidhur me sundimin e ligjit në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut.

Të fundit