Flash News

KRYESORE

“Holanda po kthehet në narko-shtet”, lajmi i ‘Top Channel’ kritikohet në Shqipëri

“Holanda po kthehet në narko-shtet”, lajmi i ‘Top

Një kronikë e televizionit ‘Top Channel’ me titull “Holanda po kthehet në narko-shtet”, është kritikuar nga shumë politikanë, analistë dhe gazetarë. Shumë prej tyre e konsiderojnë këtë lajm si sponsorizim të Qeverisë për t’ju kundërvënë vendimit të Parlamentit të Holandës për rikthimin e vizave me Shqipërinë.

“Noriega (Rama)News”, shkruan ish-kryeministri Sali Berisha teksa publikon foto nga transmetimi i Top Channel.

Ndërsa Neritan Sejamini, analist i shpeshtë në emisionin ‘Open’, shkruan: “Perlë! Top Channel akuzon Hollandën sepse hollandezët i kanë sharë Edin.” Gazetarja Merita Haklaj komenton në statusin e Sejaminit: “Të kërkojmë përjashtimin e Holandës nga BE. Plumbi del me plumb.”

“Topi ecën vetë”, ironizon analisti Gentian Gaba, duke iu referuar filmit të njohur ‘Beni ecën vetë’. “Kjo ishte e forta e ditës”, komenton në të njëjtin status shkrimtari Rudi Erebara.

Eksperti i ekonomisë, Pano Soko thotë se kjo kronikë është e ngjashme me ato të vitit ’89 kur njerëzit në Shqipëri vuanin për bukë dhe RTSH jepte lajme sesa vuanin njerëzit në vendet kapitaliste.

“Oh jooo... Jo deri këtu. Jo kaq qesharakë. Po godet Top Channel Hollandën vallahi??!!! U bëmë prapë si në '89, ku ndërsa njerëzit ishin duke vdekur për bukë, TVSH-ja jepte lajme sesa vuanin njerëzit në vendet kapitaliste. Mos kaq qesharakë...përsëri”, shkruan Soko.

“Të rikthehet urgjent sistemi i vizave për Hollandën”, ironizon opinionisti Red Varaku, ndërsa gazetari Agim Xhafka i shkruan: “Ia treguam dhe Holandës. E kemi në grikën e Top-it.”

“Ja dhe perla e ditës nga makineria e lodhur e propagandës. Në vend të ulen, të lobojnë, të korrigjohen, të shkojnë të takojnë deputetët hollandezë, të promovojnë një Shqipëri tjetër... porosisin Benin të shajë Hollandën... Eh mor Zot”, komenton aktivisti Besjan Pesha

Lajmi i Top Channel i referohej raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit ku thuhej se Holanda është vend tranzit për drogat e forta, kryesisht kokainën.

Të fundit