Flash News

KRYESORE

Holanda tjetër qasje ndaj Shqipërisë, Blok: Do e mbështesim për t’u bërë pjesë e BE-së

Holanda tjetër qasje ndaj Shqipërisë, Blok: Do e mbështesim

Ministri i Jashtëm holandez, Stef Blok, deklaroi se vendi i tij do të mbështesë Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në rrugën e tyre drejt BE-së.

Por ai e bëri të qartë se Shqipëria duhet që të tregojë rezultate në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Perspektiva e BE-së për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor padyshim që është dhe Holanda i mbështet fuqimisht ato. Vendi im përshëndeti përparimin e bërë në të dy vendet që përmendni. Unë mirëprita hapat pozitivë të Shqipërisë. Një rezultat i veçantë ishte procesi i verifikimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Ka pasur reforma të rëndësishme ligjore dhe janë krijuar institucione të reja gjyqësore. Sidoqoftë, përpara fillimit të negociatave të pranimit, Shqipëria duhet të tregojë rezultate të qëndrueshme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.”, tha Blok.

Ai shtoi se Këshilli Evropian do të rishqyrtojë negociatat e pranimit përpara Samitit të Ballkanit Perëndimor në maj 2020.

“Ne do të mbështesim Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në punën e tyre për të ardhmen në BE. Periudha e ardhshme mund të përdoret për të reformuar më tej sundimin e ligjit. Të dy qeveritë njoftuan se do të vazhdojnë me këto reforma. Ne jemi të gatshëm t’i ndihmojmë ata.”, tha ministri i Jashtëm holandez për gazetën serbe “Danas”.

Të fundit