Flash News

KRYESORE

Holanda triumfon në Eurovizion, Shqipëria renditet në vend të 18-të

Edicioni i këtij viti në Eurovizion u fitua nga Holanda me më këngën ‘Arcade’ nga Duncan Laurence.

Holanda arriti të grumbullojë 492 pikë në total, ndërsa në vend të dytë u rend Italia me 465 pikë, kurse Rusia mundi të sigurojë vendin e tretë me 369 pikë.

Ndërkohë, Jonida Maliqi e renditi Shqipërinë në vendin e 18 nga 26 vende pjesëmarrëse në natën finale me 90 pikë.

Juria profesioniste e vlerësoi këngën ‘Ktheju Tokës’ me 43 pikë, ndërsa 47 ishin pikët e mbledhura me votën e publikut.

Të fundit