Flash News

KRYESORE

Holanda voton për rikthimin e vizave me Shqipërinë

Holanda voton për rikthimin e vizave me Shqipërinë

Parlamenti i Holandës votoi sot pro rikthimit të vizave për Shqipërinë për shkak të kriminalitetit të shtuar shqiptar në këtë vend.

Ishin 5 parti politike në Holandë që kërkuan votim në Parlament për rikthimin e vizave për Shqipërinë. Partitë që e ndërmorën këtë hap janë: VVD, CDA, PVV, SP, CU; të cilat bashkërisht kanë 92 deputetë nga 150. Partitë VVD, CDA dhe CU janë 3 nga 4 partitë të koalicionit qeverisës.

Shkak për këtë votim është bërë kriminaliteti në rritje nga mafia shqiptare në Holandë. Në kërkesën drejtuar Parlamentit partitë holandeze e cilësuan atë si pezullim emergjence vizash pasi shumë shqiptarë që mbërrijnë në Holandë si turistë përfshihen atje në trafikun e drogërave të rënda dhe klandestinëve drejt Anglisë.

Ministri i Punëve të Jashtme të Holandës, Stef Blok i tha Parlamentit se ashpërsimi i regjimit të vizave është i pavend dhe se do të komplikonte marrëdhëniet me Shqipërinë.

Ky votim i hap rrugën qeverisë së Holandës për t’iu drejtuar Brukselit, pasi fjalën e fundit për këtë kërkesë në rikthimin e vizave e ka Bashkimi Europian.

Të fundit