Flash News

KRYESORE

Holanda voton rikthimin e vizave për Shqipërinë, reagon ambasadorja franceze

Holanda voton rikthimin e vizave për Shqipërinë, reagon

Kuvendi i Holandës para disa ditësh ka votuar për rikthimin e vizave për vendin tonë dhe për këtë, sot ka reaguar dhe ambasadorja e Francës në Shqipëri, Christine Vasak.

Nga qyteti i Korçës Vasak është shprehur duke thënë se ka një procedurë të gjatë deri në vendimin përfundimtar.

“Parlamenti është sovran dhe unë e them para një grupi prej 3 senatorësh dhe është një vendim i parlamentit holandez. Duhet kuptuar përmbajtja dhe ku do përfundoje. Parlamenti holandez merr vendimet dhe ka një procedurë të tërë por nuk jemi të sigurt cili do të jetë vendimi i fundit,"- tha ajo.

E ndërsa për situatën politike në vend, Vasak tha:

“Një diplomat nuk shprehet për problemet e brendshme të Shqipërisë. Nuk e dimë cili do të jetë kalendari i Europës që siç e dinë të gjithë mund të shkasë. Në sajë të kësaj vizitë të nivelit të lartë ky delegacion kupton ndjeshmëri të ndryshme politike."

Të fundit