Flash News

KRYESORE

Holandë, ndalohet “bosi” shqiptar i drogës, i gjetën kokainë në makinë

Holandë, ndalohet “bosi” shqiptar i drogës, i gjetën

Një 25-vjeçar nga Shqipëria dhe një 28-vjeçar nga Lituania janë ndaluar nga policia holandeze në Nrth Brabant, një zonë në jug të Holandës.

Policia i kishte parë të rinjtë së bashku, mbrëmjen e së premtes, duke shkëmbyer një çantë. Pas kontrollit që u është bërë në makinën e lituanezit janë gjetur 12 kilogramë kokainë. Policia ka sekuestruar të dy mjetet e tyre në cilësinë e provës materiale.

Mbi ta është ngritur akuza e trafikimit të lëndëve narkotike dhe pritet që së shpejti të dalin para gjykatës.

 

Të fundit