Flash News

KRYESORE

Holandezët të alarmuar: Kriminelët shqiptarë kanë marrë kontrollin e sektorit të ushqimit dhe pasurive të paluajtshme

Holandezët të alarmuar: Kriminelët shqiptarë kanë

Mediat holandeze vijojnë të bëjnë publike të dhëna nga raporti i hartuar nga policia dhe prokuroria e këtij vendi, ku kërkohet rikthimi i vizave për Shqipërinë për shkak të rritjes së kriminalitetit.

Në 18 muajt e fundit, autoritetet holandeze kanë konstatuar një rritje të trafikimit të drogës dhe qenieve njerëzore në Amsterdam nga ana e grupeve kriminale shqiptare.

Sipas raportit të siguruar nga ‘De Telegraaf’, numri i shqiptarëve të implikuar në trafikun e drogës është dyfishuar nga viti i kaluar.

Por ky nuk është shqetësimi i vetëm i Holandës, pasi këta trafikantë raportohet se kanë marrë në kontroll, nëpërmjet ligjeve vendase, sektorin e ushqimeve dhe pasurive të paluajtshme.

Verën e kaluar u arrestuan 60 shqiptarë në Holandë, të cilët jetonin në apartamente luksoze dhe brenda tyre u gjet sasi e konsiderueshme kokaine, heroine dhe kanabisi.

Sa i përket rikthimit të vizave, Ambasada holandeze në Tiranë tha se raporti është ende në fazë prezantimi dhe se atyre nuk u është bërë i ditur.

Nga qeveria shqiptare janë munduar të qetësojnë duke theksuar se nuk ka rrezik për rikthimin e vizave, ndërsa opozita ka kërkuar reagim nga Kryeministri.

Të fundit