Flash News

KRYESORE

Hollanda dhe Gjermania përshëndesin negociatat, por Shqipërisë i kujtojnë kushtet

Hollanda dhe Gjermania përshëndesin negociatat, por

Holanda tregoi se “ra dakord të hapen negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, por për vendin tonë, Holanda kujton kushtet që duhet të plotësojë Shqipëria, tashmë 13, përpara se të shkohet te Konferenca e parë Ndërqeveritare.

Ne kemi rënë dakord që të hapen negociatat me Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërinë. Përpara se të zhvillohet Konferenca e parë Ndërqeveritare, Shqipëria do të duhet të bëjë përparim të mëtejshëm në fushën e reformave për të plotësuar kushtet sikurse është rënë dakord në Konkluzionet e Këshillit. Shqipëria është në rrugën e duhur, përparim i dukshëm është bërë sikurse dhe tregohet në Raportin e Komisionit. Njëkohësisht ka ende disa çështje që kërkojnë vëmendje.

Kjo është arsyeja pse Hollanda dëshironte të shikonte disa kushte të përfshiheshin në konkluzionet e Këshillit. Këshilli ka vendosur unanimisht që Konferenca e parë Ndërqeveritare do të zhvillohet një herë që Shqipëria të ketë plotësuar këto kushte. Pas një procedure me shkrim, konkluzionet e Këshillit do të miratohen zyrtarisht nga Këshilli”, thuhet në deklaratën e Ambasadës së Hollandës.

Vendimin e ministrave të Këshillit të Europës e përshëndeti dhe Ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri Peter Zingraf. Nëpërmjet një komunikte, duke vlerësuar përpjekjet e Shqipërisë, Zingraf gjithshtu kujton vazhdimin e reformave që duhet të kryejë Shqipëria për të arritur deri te Konferenca e parë Ndërqeveritare.

"Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian kanë rënë dakord të nisin bisedimet e anëtarësimit me Shqipërinë. Në këtë mënyrë BE tregon, se vlerëson përpjekjet e kryera nga Shqipëria, para së gjithash në kuadër të reformës në drejtësi.

Ky vendim është një gur i rëndësishëm kilometrik për Shqipërinë në drejtim të anëtarësimit në BE. Në krizën e rëndë aktuale të corona-virusit ai është një shenjë e rëndësishme optimizmi për rrugën e përbashkët drejt të ardhmes. BE do të vazhdojë të jetë në krah të Shqipërisë dhe rajonit, Gjermania do të vijojë me vendosmëri angazhimin e saj si partner dypalësh.

Vendimi skicon njëkohësisht edhe rrugën e reformave të mëtejshme, në të cilën do të duhet të ecë Shqipëria muajt e ardhshëm, në mënyrë që t’i jepet udhë konferencës së parë të anëtarësimit. Ne do të vazhdojmë të mbështesim Shqipërinë në këtë rrugë reformash.", thuhet në deklaratën e Zingraf.

Të fundit