Flash News

KRYESORE

Homazh studentes që humbi jetën në Itali: "Ëngjëlli më i bukur në parajsë"

Homazh studentes që humbi jetën në Itali:

Shqiptarja nga Elbasani, Eligersa Baha, humbi jetën dje në Itali pasi u përplas nga një makinë teksa ishte duke udhëtuar me biçikletë. Ajo ishte studente në Universitetin e Firence. Eligersa ishte nga Elbasani. Largimi i saj nga jeta i ka prekur të gjithë, përfshi edhe shokët e shoqët e klasës. Njëri prej tyre i ka kushtuar një postim në Facebook duke thënë se tashmë ajo do të jetë një ëngjëll në parajsë. "Ishe një shoqe e mrekullueshme. Nuk e meritoje të ikje nga kjo jetë kaq shpejt. Do jesh ëngjëlli më i bukur në parajsë"., - shkruan ai.  Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Itali, në provincën e Solarolos, mbrëmjen e së shtunës, ndërsa sot studentja shqiptare nuk ka arritur t’i mbijetojë dot më plagëve duke ndërruar jetë. Sipas mediave italiane, studentja shqiptare po udhëtonte me biçikletë, në momentin që është goditur nga një automjet. Mësohet se shqiptarja po shkonte për një shtëpi ku kujdesej për një të moshuar gjatë natës.

Hetimet paraprake tregojnë se shoferja e automjetit tip “Fiat Punto” nuk e ka vënë re studenten shqiptare për shkak të pengesave të vendosura nga agjentët komunalë, pavarësisht se ka tentuar të frenojë por pa ia arritur dot.

Përplasja rezultoi fatale për studenten, duke marrë plagë të rënda në kokë dhe ku pavarësisht mbikqyrjes së mjekëve për dy ditë, 27 vjeçarja ka humbur betejën me vdekjen.

 

Të fundit