Flash News

KRYESORE

Homazhe në 78-vjetorin e Konferencës së Pezës, Meta mesazh shqiptarëve: Bashkohuni kundër sektit të bandës së oligarkëve

Homazhe në 78-vjetorin e Konferencës së Pezës, Meta mesazh

Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar homazhe me rastin e 78-vjetorit të Konferencës së Pezës, teksa ka dhënë edhe një mesazh për shqiptarët.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Meta shprehet se Pezë do të thotë Shqipëri dhe se sot shqiptarët duhet të bashkohen kundër pushtimit nga një bandë oligarkësh që kanë uzurpuar institucionet.

Më tej ai shton se Peza është një amanet dhe do të thotë bashkim, kushtrim dhe qëndresë, pa dallim feje, krahine dhe ideje në mbrojtje të interesit kombëtar.

Postimi i plotë:

“Pezë do të thotë Shqipëria mbi të gjitha!

Pezë do të thotë bashkim, kushtrim dhe qëndresë, pa dallim feje, krahine dhe ideje në mbrojtje të interesit kombëtar.

Mesazhet që përcjell edhe sot, pas 78 vitesh, Konferenca e Pezës janë më aktuale se kurrë për të lënë mënjanë ndasitë e interesat afatshkurtra, dhe për t’u bashkuar kundër një pushtimi të ri nga një sekt e një bandë oligarkësh që kanë uzurpuar institucionet dhe kanë marrë peng të ardhmen e çdo shqiptari dhe atë europiane të vendit tonë.

Peza është një amanet: Besa-besë për të shpëtuar Shqipërinë!

O SOT, O KURRË!”

Të fundit