Flash News

KRYESORE

Homazhet në Tiranë, Edi Rama mban në krah Erion Veliajn

Zyrtarët më të lartë të shtetit kanë kryer sot homazhe në Varrezat Dëshmorët e Kombit. I pranishëm ka qenë edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili është parë të qëndrojë gjatë gjithë kohës pranë kryeministrit Edi Rama.

Rama ka preferuar ta mbajë në krah të preferuarin e tij në parti, çka tregon për mbështetjen që i jep atij, ndonëse në media shpërndahen herë pas here lajme për prishje të raporteve midis tyre.

Së bashku me Ramën, homazhe kryen presidenti Ilir Meta, kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi dhe ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka.

Skandali te Varrezat e Dëshmorëve, homazhe për diktatorin Enver Hoxha: Lavdi shqiptarit të madh

Gentian Zenelaj ndryshe nga kolegët e tij, ironizon Erion Veliajn: Jam në skenën e krimit, mobilizo forcat bashkiake

Të fundit