Flash News

KRYESORE

Homazhet për 2 prillin, Basha mesazh nga Shkodra: Mendojnë se mund të likuidojnë opozitën, kjo s’ka për të ndodhur

Homazhet për 2 prillin, Basha mesazh nga Shkodra: Mendojnë se mund

Kreu i PD, Lulzim Basha deklaroi nga Shkodra se qeveria e sotme mendon se mund të largojë opozitën, duke fituar Shkodrën pa zgjedhje, por siguroi se kjo s’ka për të ndodhur.

Nga Shkodra ku mori pjesë në homazhet përkujtimore të dëshmorëve të 2 prillit, Basha sqaron pse opozita u largua nga Kuvendi, të cilin e cilëson si “kuvendi i turpit”.

Pjesë nga fjala e Bashës:  

Mostra e 2 prillit nuk ka vdekur akoma, ajo u rrit nga pandëshkueshmëria.

Ka sot fytyrën e krerëve të qeverisë e parlamentit, dorën e zezë që përgjak qytetet tona, vulën e emigracionit, kuvendin e turpit e të krimit.

Sot në Shkodër situata është e ngjashme me atë në 1945.

At Zef Pllumi thoshte: Njerëzit e ditun nuk dinin ma kurgja, sepse të paditurit ishin gati të bënin gjithçka, edhe atë që s’merrej me mend”.

Ky është realiteti sotëm, kurrë më aktuale se sot, demokracia s’ka qenë asnjëherë më e kërcënuar se sa sot.

Aleanca e politikës me krimin përgjak Shkodrën e gjithë Shqipërinë. Shëmbëlltyra e këtij regjimi mendon se mund të likuidojë opozitën dhe se mund të bëjë dhe pa të, dhe ta marrë Shkodrën pa zgjedhje. Kjo s’ka për të ndodhur, as gaz lotsjellës, që mund të kthejë qetësinë kufomës politike.

Protesta e shkodranëve ka të njëjtin përfundim, si të 2 prillit, me rrëzimin e diktaturës .

S’mund të rri pa përmendur një turp që komunizmi i bëri Shkodrës.

Shkodra do e bëjë hasha këdo që blen e shet votën. Sot jemi thirrur nga historia sërish për tu ngritur me sytë nga e ardhmja. Do jemi në lartësinë e thirrjes e duam Shqipërinë si gjithë Europa, që do triumfojë mbi mostrat e 2 prillit, që sot duan të mbajnë në këmbë një pushtet hajdut.

Të fundit