Flash News

KRYESORE

Homazhet për 5 maj, akademiku u kthehet politikanëve: Turp! Duan t'a hipotekojnë gjakun e dëshmorëve për trafik votash

Akademiku dhe profesori i njohur, Artan Fuga ka reaguar pas homazheve që krerët e politikës shqiptare kanë kryer dhe kanë përkujtuar 5 majin, ditën e dëshmorëve.

Në një reagim në rrjetet sociale, ai e ka cilësuar të turpshëm përpjekjen e atyre që sipas Fugës po hipotekojnë gjakun e dëshmorëve për qëllime elektorale.

Reagimi:

Gjaku i të rënëve i takon vetëm Nënës Shqipëri, jo hipokritëve!

Sot në 5 maj unë përulem para gjakut të dëshmorëve të familjes time të zgjeruar, të të gjithë të rënëve, të të gjithë atyre që luftuan për liri! I përjetshëm kujtimi i tyre!

Janë në themelet e Shqipërisë!

Turp për këdo që injoron e përgojon sakrificën e tyre!

Turp edhe për ata që duan t'a hipotekojnë gjakun e dëshmorëve a thua se u takon natyrshëm trashëgimia e veprës së tyre madhore!

Kërkojnë t'a hipotekojnë për qëllime elektoraliste!

Eshtë të përdorësh gjakun e të rënëve për tregti dhe trafik votash!

Vepra e dëshmorëve i takon vetëm Nënës Shqipëri. Kaq. Të tjerat janë dëngla maskarenjsh!

Të fundit