Flash News

KRYESORE

Homazhet për Azem Hajdarin, flet e bija: Ato që bëri në 7 vjet, të tjerët s’i bëjnë dot në 7 jetë

Homazhet për Azem Hajdarin, flet e bija: Ato që bëri në 7

Sot mbushen plot 20 vjet nga ndarja nga jeta e ‘heroit të demokracisë’, Azem Hajdari. në Nder të tij, sot po zhvillohen një sërë aktivitetesh përkujtimore.

Në një simpozium ku i pranishëm ishin personalitete të Partisë Demokratike si Lulzim Basha, Sali Berisha, Besnik Mustafaj etj., Rudina Hajdari mbajti fjalën hapëse, e cila ngriti lart dhe vlerësoi kontributin e dhënë nga i ati, si lideri i Lëvizjes së Dhjetorit, që përmbysi  diktaturën komuniste.

Sipas Hajdarit, e cila sot renditet si deputete e PD, ato që realizoi i ati për 7 vjet, të tjerët s’mund t’i arrijnë as në 7 jetë me radhë.

“Azem Hajdari ishte fare i ri kur nisi rrugëtimin e tij politikë, për të mposhtur komunizmit. Ai në 7 vjet realizoi ato që njerëzit e tjerë nuk do të mund t’i realizonin në shtatë jetë. Ëndrra e Azemit ishte  Shqipëria si Europa.  Arsyeja pse Azem Hajdari e mposhti komunizmin, ishte se komunizmi nuk kishte as respekt Atdheun dhe as për familjen”, u shpreh e bija, Rudina Hajdari.

Të fundit