Flash News

KRYESORE

Homazhet për George H.W. Bush, amerikanët nderojnë ish presidentin

Homazhet për George H.W. Bush, amerikanët nderojnë ish

Homazhet për ish presidentin George H.W. Bush do të zhvillohen në ndërtesën e Kongresit duke filluar të hënën në mbrëmje, ku amerikanët do të mund të nderojnë presidentin e 41-të të vendit.

Ndërtesa do të jetë e hapur për personalitete dhe për publikun që do të tregojnë respektin e tyre, deri të mërkurën. George H.W. Bush vdiq në Teksas, në shtëpinë e tij, të premten mbrëma, në moshën 94 vjeçare.

Ai shërbeu për një mandat në Shtëpinë e Bardhë gjatë viteve 1989-1993, dhe do të nderohet me një funeral shtetëror të mërkurën në Katedralen Kombëtare në Uashington, nga ku do të niset për varrim të enjten në truallin e bibliotekës së tij presidenciale në Teksas.

Shtëpia e Bardhë njoftoi të shtunën se presidenti Donald Trump do të marrë pjesë në funeral.

Të fundit