Flash News

KRYESORE

Homazhi për Françesk Radin në Festival, reagon Rozana: I shikon? Duartrokasin për ty, e njëjta sallë ku të ngulën thikën pas shpine

Homazhi për Françesk Radin në Festival, reagon Rozana: I
Rozana Radi ka reaguar për homazhin që organizatorët e Festivalit të Këngës bën për këngëtarin Françesk Radi, në natën finale. Në reagimin e saj, Rozana flet për thikën pas shpine që ky Festival i ka ngulur disa herë Françeskut, ndonëse këngët e tij duartrokiteshin nga publiku. Françesk Radi u nda nga jeta më 3 prill të këtij viti, pas një sëmundje të rëndë. Reagimi: I shikon? Duartrokasin per ty salla e pallatit te koncerteve, e njejta salle ku ty te ngulen thiken pas shpine disa here.Eshte e njejta salle ku publiku te duartrokiste e kendonte bashke me ty.Mbrem degjuam muziken tende "Biçikleten"qe ti e doje aq shume por nuk patem fatin te te degjonim zerin. Jo se nuk e kemi zerin tend por sepse ti nuk do lejoje kurre te kendoje ne nje cd ne pallatin e koncerteve. Franko, eshte nata e krishtindjes dhe eshte viti i pare qe ti nuk do te jesh mè me kitarren tende ne tavolinen tone te madhe. Eshte e veshtire eshte aq e veshtire sa tek shkruaj me mblidhet nje lemsh ne gryke . Por ne me zerin qe na dridhet do kendojme kenget e tua dhe do falenderojme Zotin qe na bekoj me nje njeri si ti ne jeten tone. Gezuar Krishtlindjen Franko. Te duam shume.  

Të fundit