Flash News

KRYESORE

Hoqi dorë nga muzika pas momentit që fansat po e ndiqnin, Rozana Radi: La pasoja në jetën time

Hoqi dorë nga muzika pas momentit që fansat po e ndiqnin, Rozana Radi:

Prej disa vitesh, Rozana Radi nuk është më në muzikë, përveçse kur konkurron në "Kënga Magjike" dhe madje ajo ka hequr dorë edhe nga koncertet. Rozi i është përkushtuar muzikës dhe biznesit.

Në një intervistë për  “Glamour Zone” këngëtarja ka zbuluar arsyen që e çoi drejt këtij vendimi. Ajo ka treguar një skenë paniku që i ka ndodhur me fansat e saj, të cilët e kanë ndjekur me makinë pas një koncerti në Vlorë.

“Nuk dua të prek asnjeri por janë disa fansa që kanë dëshirë të jenë non stop me mua dhe e kam kohën shumë të limituar. Një ndër arsyet që e kam ndërprerë muzikën dhe nuk shkoj më nëpër koncerte është dhe arsyeja e fansave:

Unë e kam lënë pas një koncerti në Vlorë, në të cilën ishin mbledhur disa fansa të mi. Pasi bëra foto, i përshëndeta, ndejta me to, u nisa drejt Tiranës dhe e kisha të pamundur sepse filluan të më gjëmonin mbrapa me makinë dhe më krijoi një si tip paniku.

Atë natë, ne kemi qenë tre vajza. Ishin dy shoqet e mia që më shoqëronin dhe unë, e u bë pak e tepërt, krijoi panik gjëja. Kjo më ka krijuar një gjë jo të mirë dhe më ka lënë pasojë në jetën time”,

Të fundit