Flash News

KRYESORE

Hoqi dorë nga politika, ish-deputeti demokrat Eduard Halimi merr një tjetër vendim

Deputeti demokrat Eduard Halimi ditë la mandatin e deputetit të PD-së në qarkun e Beratit. Mirëpo, siç duket Halimi është i vendosur për të hequr dorë nga çdo lidhje publike. Në faqen e tij zyrtare në facebook, Halimi shkruan se nuk do të jetë më aktiv në këtë rrjet social.

“Përshëndetje. Hapësira në këtë rrjet social do jetë si më poshtë. Kjo faqe komunikimi nuk do të jetë më aktive prej sot. Faqe të tjera me emrin tim janë profile false. Ju faleminderit Eduard”, shkruan ish deputeti.

Kujtojmë që Halimi, i kontaktuar nga Politiko.al për largimin nga PD, u shpreh se bëhet fjalë për një projekt në të cilin ai do të angazhohet teksa mohoi zërat të cilët dhanë arsye të të tjera për largimin e tij nga politika.

Halimi tha se bëhet fjalë për një projekt afatgjatë në të drejtën ndërkombëtare, konsulencë, me një rrjet prej 12 zyrash. “Nuk ka asnjë të vërtetë me ato që thonë mediat qeveritare. Është një projekt për të cilin kam biseduar një muaj më parë me Bashën. Një projekt në të drejtën ndërkombëtare, konsulencë, me një rrjet prej 12 zyrash. Marrëveshja do nënshkruhet me ta në Mars dhe është afatgjatë, por vendimin duhet ta merrja tani. Gjithëçka tjetër është spekullim”, u shpreh Halimi.

 

 

Të fundit