Flash News

KRYESORE

“Hoqi dorë nga qeveria tranzitore”, Meta pas takimit me Yuri Kim: Ç’e mban peng marrëveshjen për Reformën Zgjedhore

“Hoqi dorë nga qeveria tranzitore”, Meta pas takimit me Yuri

Presidenti Ilir Meta ka komentuar çështjen e Reformës Zgjedhore pas takimit me ambasadoren e SHBA, Yuri Kim.

I pyetur nga gazetarët nëse ky debat ishte fokus i takimit me ambasadoren e SHBA, Meta tha se ka një progres dhe çështja ka mbetur për mirëbesim në disa aspekte që nuk duhet të rrezikojnë konsensusin, si dhe opozita hoqi dorë nga qeveria tranzitore.

“Nuk kam qenë pjesë e diskutimeve dhe nuk e shoh të arsyeshme të bëhem pjesë e tyre. Dëshiroj konsensus më të shpejtë se ky është detyrim ndaj qytetarëve që duhet të kenë sa më shumë siguri që vota e tyre do jetë e lirë dhe e barabartë, e dyta është detyrim ndaj procesit të integrimit dhe e kam theksuar se data 8 qershori është me rëndësi, shpresoj të arrihet sot ose nesër që KE të shënojë një lajm pozitiv në drejtim të vendeve anëtare.

Duket se ka një progres nga raportimet që janë bërë dhe çështja ka mbetur për mirëbesim në disa aspekte që nuk duhet të rrezikojnë konsensusin mendoj unë.

Në dijeninë time di që opozita nuk ka vendosur kusht të padiskutueshëm qeveri trazitore dhe e ben konsensusin të mundur shpresoj të kemi një lajm pozitiv. Kjo s’do të thotë se provimi i zgjedhjeve ka kaluar, kushtet kanë të bëjnë edhe me zbatimin e reforme. Shpresoj të reflektohet sa më shpejt në këtë drejtim”, u shpreh Meta.

Të fundit