Flash News

KRYESORE

Hoqi pjesërisht taksën ndaj Serbisë, Thaçi sulmon Kurtin: Po prish marrëdhëniet me SHBA-në

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar pas vendimit të kryeministrit Albin Kurti për heqjen pjesërisht të taksës ndaj mallrave serbe.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Thaçi akuzon Kurtin, se për shkak të mungesës së vendimeve të mençura po ndikon në prishje të marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Presidenti i Kosovës thekson se heqja e taksës duhej të ishte e plotë dhe jo e pjesshme, pasi vetëm kështu mund të arrihen qëllimet shtetërore dhe strategjike.

“Kokëfortësia, mungesa e veprimeve dhe e vendimeve të mençura, e ka thelluar izolimin e Kosovës dhe ka prishur në mënyrë të ndjeshme raportet tona speciale me SHBA-në. Mbetja në fuqi e tarifës është pengesë serioze dhe e pamundëson bashkëpunimin strategjik dhe investimet e reja të fuqishme amerikane në Kosovë. Prandaj, nevoja që me urgjencë të merren vendimet e duhura ishte kërkesë dhe mesazh kryesor në takim me Sekretarin Pompeo dhe me Këshilltarin për Siguri Nacionale, O’Brien.

Edhe kërkesa ime e qartë si president për qeverinë, për spektrin politik dhe mbi të gjitha për qytetarët e Kosovës është që pa humbur kohë të merren vendimet e duhura strategjike, të cilat i japin fund izolimit, i hapin mundësi dialogut për arritjen e marrëveshjes përfundimtare dhe e forcojnë miqësinë e përhershme dhe bashkëpunimin strategjik me SHBA-në. Hezitimi eventual për vendime të shpejta, të mençura, të plota e jo të pjesshme është i panevojshëm, sepse këto vendime janë rruga e vetme për t’i arritur qëllimet tona shtetërore dhe strategjike. HTH”, shkruan Thaçi.

Të fundit