Flash News

KRYESORE

Horoskopi i datës 10 gusht 2018

Horoskopi i datës 10 gusht 2018

Më poshtë gjeni parashikimin e fatit për 12 shenjat zodiakale:

Dashi:

Një mori planetësh do ndikojnë sot tek jeta juaj ne çift dhe do ju nxitin te ndërmerrni me shume iniciativa. Mund te mendoni edhe për t’i çuar gjerat ne një stad tjetër. Beqaret do preferojnë t’iu qëndrojnë larg personave strikt dhe do presin mundësi me te mira. Te ardhurat do përmirësohen ne një mënyrë te jashtëzakonshme dhe do ju bëjnë qe zemra t’iu ndihet e plotësuar.

Demi:

Do jeni sharmante sot ju te dashuruarit dhe partneri do ju dashuroje akoma me më shume pasion. Mund te ndodhin edhe gjera fantastike te cilat as qe i kishit menduar. Beqaret duhet te jene me te përgjegjshëm dhe jo te vrapojnë me sy mbyllur drejt personave qe nuk i njohin. Ne planin financiar yjet do ndikojnë negativisht dhe gjendja mund te lere për te dëshiruar.

Binjakët:

Askush dhe asgjë nuk do mundet ta prishe harmoninë e jetës tuaj ne çift gjate kësaj dite. Ju dhe partneri jeni si një ekip i forte dhe i pandashëm para asgjëje. Beqaret do jene me shume fat ne dashuri. Ata do takojnë personin qe kane ëndërruar gjithë këto kohe. Ne planin financiar fati do ju buzëqeshë, por gjithsesi mire është te mos hidhni hapa te nxituara.

Gaforrja:

Dite e mbushur me ndryshime te mëdha ka për te qene kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do përjetoni emocione me te veçanta se asnjëherë me pare. Beqaret do bien koke e këmbë ne dashuri me një person i cili me pare ka qene i dashuri i një mikeshe. Te ardhurat do fillojnë te përmirësohen tej mase. Përtoni për te hequr disa para mënjanë.

Luani:

Do jeni tej mase idealiste sot ju te dashuruarit dhe ka rrezik qe te zhgënjeheni tej mase nga partneri. Duhet te ndryshoni mendime dhe sjellje sepse mund te vuani. Beqaret do ndihmohen nga Venusi dhe kane për te pasur një dite mjaft harmonike. Financat do dini si t'i organizoni gjate gjithë kohës dhe gjendja ka për te mbetur e kënaqshme. Mund te bëni edhe ndonjë shpenzim me tepër.

Virgjëresha:

Zjarri i pasionit do ndizet serish gjate gjithë kësaj dite kështu qe edhe emocionet do jene te papërshkrueshme për ju te dashuruarit. Dite si kjo rralle here keni përjetuar. Beqaret do dine si te sillen qe te bëjnë për vete personin qe pëlqejnë. Me shpenzimet vazhdoni te tregoheni sa me te matur qe te mundeni nëse nuk doni te mbeteni pa para. Mendoni edhe për te ardhmen.

Peshorja:

Kombinimi i yjeve do jete aq i mire saqë ju do jeni gati edhe për te marre vendime te rëndësishme sot. Zemra do rrahe fort. Beqaret ka gjase te mbyllen ne vetvete gjithë kohës dhe nuk do përtojnë aspak nga ftesat qe do ju bëhen. Gjendja e nancave ka për te qene jashtëzakonisht e mire. Do mund t'i kryeni pa frike te gjitha shpenzimet dhe mund te bëni investime.

Akrepi:

Do i shtoni dozat e fantazisë sot ju te dashuruarit kështu qe marrëdhënia ne çift do filloje te normalizohet. Pak nga pak do e harroni te shkuarën e hidhur. Beqaret nuk duhet te qëndrojnë duarkryq e te presin qe dikush t'iu trokasë ne dere, por duhet ta kërkojnë ne çdo vend dashurinë. Ne planin financiar do keni shume fat dhe do i kryeni te gjitha investimet e menduara.

Shigjetari:

Sot duhet te diskutoni edhe për disa çështje madhore me partnerin tuaj sepse po i late ato pas dore gjenda mund te përkeqësohet me tepër. Beqaret duhet te tregohen te matur nëse duan te gjejnë princin e kaltër. Po hodhën hapa te gabuara mund te lëndohen tej mase. Ne planin financiar yjet do ndikojnë negativisht kështu qe duhet t'i kuzoni sa te mundni shpenzimet.

Bricjapi:

Dite e mahnitshme do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Do ndiheni me se miri pranë atij qe dashuroni dhe nuk do keni asgjë për çfarë te qaheni. Toleranca dhe mirëkuptimi do jene gjithashtu pika te forta. Beqaret duhet ta lënë veten sa me te lire dhe t'i marrin gjerat si t'iu vijnë. Financat do jene te mbrojtura gjithë kohës, megjithatë çdo shpenzim mire është qe ta kryeni me maturi.

Ujori:

Jeta juaj ne çift nuk ka për te qene aq e mire sa kishit menduar. Ne disa momente mund te keni edhe debate te forta me partnerin dhe mund te mendoni te ndaheni për një periudhe kohe. Sido qe te jete mire është te mos nxitoheni për vendimet. Buxhetin do dini si ta mbani gjithë kohës nen kontroll kështu qe nuk do ndodhe asnjë gjë e papritur ne këtë sektor.

Peshqit:

Mos u tregoni agresive me partnerin tuaj gjate kësaj dite sepse dalëngadalë do e humbni përgjithmonë atë. Për këtë nuk do ketë me rikthim mbrapa dhe do pendoheni. Beqaret duhet te reektojnë gjere e gjate para se te hedhin hapa sepse vetëm kështu nuk do gabojnë. Sektori i nancave do jete i qete. Do dini si t'i menaxhoni me përkujdes te ardhurat.

Të fundit