Flash News

KRYESORE

“Horr, do ta ndjek këmba-këmbës”, opozita padit Edi Ramën për kërcënim ndaj Emiljano Nuhut

Zbardhet padia penale e opozitës ndaj kryeministrit Edi Rama.

Kjo padi pritet u depozitua në Prokurorinë e Tiranës, nga ana e kreut të Grupit Parlamentar të PD, edmond Spaho dhe ai i LSI, Petrit Vasili.

Mësohet se opozita e padit Ramën pas kërcënimit publik ndaj ish-oficerit Emiljano Nuhut, pasi ai e cilësoi një ‘horrr’ dhe se do ta ndiqte rastin e tij ‘këmba këmbës’.

Rama është paditur nga opozita për tre vepra penale:

“Kanosje për shkak të detyrës”

“Veprime për fshehje së vërtetës”

“Kanosje për të mos kallëzuar ndaj Emiljano Nuhut”.

 

Spaho për gazetarët pas kallëzimit në Prokurori:

Pas fillimit të hetimeve nga prokuroria si për rastin në Krujës, ashtu edhe për kërcënimit ndaj Emiljano Nuhut, më 29 shtator Rama në një komunikim publik kërcënon Nuhun duke e quajtur horr dhe se ka përdorur rastin për të marrë azil politik.

Me këtë deklarim ka kanosur komisarin, ka ndërhyrë në punën e organeve hetimore. Ai paracaktoi rezultatin e hetimeve që të mbrohej djali i deputetit dhe të dënohej nënkomisari Nuhu.

Po ashtu, të mos nxjerrë fakte të tjera duke penguar hetimin dhe paralajmëroi oficerë të tjerë të ndershëm që të nxirrnin fakte e të luftonin krimin e organizuar.

Rama ka kryer tre vepra penale:

“Kanosje për shkak të detyrës”

“Veprime për fshehje së vërtetës”

“Kanosje për të mos kallëzuar ndaj Nuhut”

Këto vepra penale dënohen me 3-4 vjet burg. PD dhe LSI bënë kallëzim penal ndaj tij që të bëhemi zëdhënës ndaj qytetarëve për luftën ndaj krimit të organizuar. Shpresojmë që Prokurora të hetojë seriozisht.

Reagon Rama

Pas kallëzimit në Prokurorinë e Tiranës me akuzën se ka kërcënuar dhe ka kanosur publikisht ish-oficerin Nuhu, reagon kryeministri Edi Rama.

Ai ka deklaruar se është i gatshëm të hetohet, ndërsa theksoi se puna për paketën anti-shpifje po vijon.

Të fundit