Flash News

KRYESORE

“Horri qenka kryeministri”, s’përmbahet deputeti: Mbylle gojën dhe mos fol më se qelbe dynjanë!!!

“Horri qenka kryeministri”, s’përmbahet deputeti:  Mbylle

Deputeti dhe kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar pas arrestimit të djalit të deputetit të PS-së, Rexhep Rraja duke u shprehur se dje kryeministri lehu pa u lodhur se ishte Emiljano Nuhu horri dhe se do ta ndiqte për jetë a vdekje sepse kishte gënjyer kundra rilindjes.

"Natyrshëm horri i vetëm mbetet të jetë vetë kryeministri, që shpërdoroi poshtërsisht karrigën për të bërë shantazh dhe presion në mbrojtje të krimit dhe përdhunimit të të tijve dhe nuk e mbrojti denoncuesin e krimit të përdhunimit,por e kërcënoi", shton Vasili.

Postimi i plotë i Vasilit:

Arrestimi i përdhunuesit, kryeministri qenka vetë horri.

Dje kryeministri lehu pa u lodhur se ishte Emiljano Nuhu horri dhe se do ta ndiqte për jetë a vdekje sepse kishte gënjyer kundra rilindjes.

Sot gjykata e arrestoi përdhunuesin ngjarjen e të cilit qeveria e kryeministrit e kishte fshehur për muaj me radhë.

Pra gjykata i dha të drejtë Emiljano Nuhut, që denoncoi krimin e fshehur për muaj të tërë dhe jo kryeministrit,që e quajti horr.

Natyrshëm horri i vetëm mbetet të jetë vetë kryeministri, që shpërdoroi poshtërsisht karrigën për të bërë shantazh dhe presion në mbrojtje të krimit dhe përdhunimit të të tijve dhe nuk e mbrojti denoncuesin e krimit të përdhunimit,por e kërcënoi.

A ka horrllëk më të madh?

Mbylle gojën kryeministër dhe mos fol më se qelbe dynjanë!!!

Të fundit