Flash News

KRYESORE

“Horri, qorri dhe morri”, s'përmbahet deputeti i PD: Sa herë që horrit të horrave i tronditet karrigia, bën sikur dorëzon diçka

“Horri, qorri dhe morri”, s'përmbahet deputeti i PD: Sa

Deputeti i PD-së, Luçiano Boçi ka reaguar ashpër pas arrestimit të djalit të deputetit të PS-së, Rexhep Rraja, duke mos i kursyer akuzat kundër Edi Ramës.

Ai është shprehur se sa herë që horrit të horrave, alias kryehorrit Ramë i tronditet karrigia, bën sikur dorëzon diçka, kështu po bën dhe për ushtarin-morr përdhunues. Boçi shton se ka ardhur koha për të larguar këtë lukuni dhe se horrat duhen shporrur.

Postimi i Boçit:

HORRI, QORRI DHE MORRI

Sa herë që horrit të horrave, alias kryehorrit Ramë i tronditet karrigia, bën sikur dorëzon diçka. I duket vetja shahist i mbaruar këtij, por në fakt është një kryeministër i marrë fund. Largon nga loja ndonjë fil “qorr”, ndonjë kal “r(i)osh”, ose ushtar “morr”.

Me raste (tek ndërkombëtarët ose tek “vëllezërit”) dorëzon me qejf dhe torrën dmth “kalanë”. Kështu bëri me Roshin e “roshat” e shumtë të krimit. Kështu bëri dhe me QORRIN (Sajen).

E përjashtoi gjoja nga PS dhe e mban “var”, për ta mbrojtur, por dhe sepse ka frikë nga ndonjë “plumb” QORR, që ky ia ka ruajtur diku mes fakteve për horrëlliqet e shumta. Po kështu po bën dhe për ushtarin-morr përdhunues.

Bën sikur duartroket, ndërkohë që hakërrehet, përndjek dhe mallkon të vërtetën e njerëzit kurajozë, brenda sistemit që ka ndërtuar vetë dhe ku i ngjan vetja PASHA-HORR, i rrethuar me sejmenë-QORRA e ushtarë-HORRA.

Koha për të larguar këtë lukuni ka ardhur.

HORRAT DUHEN SHPORRUR!

Të fundit