Flash News

KRYESORE

Horrori në Pogradec, banorët bëjnë përgjegjës autoritetet: Krimi u paralajmërua, nëna kishte denoncuar disa herë djalin në polici

Horrori në Pogradec, banorët bëjnë përgjegjës

Krimi që tronditi mbarë opinionin publik një ditë më parë në fshatin Buçimas në Pogradec ishte paralajmëruar disa herë.

Një banor i fshatit, njëherësh i afërm i viktimës Firdes Çekiçi ka bërë përgjegjës autoritetet shtetërore, se kanë neglizhuar thirrjet e viktimës.

Lexo edhe: Detaje nga krimi horror në Pogradec: Autori tentoi të vriste të bijën adoleshente për një telefon, gjyshja ndërhyri ta mbronte

Sipas tij, viktima kishte denoncuar të birin disa herë në komisariat për dhunë në familje, por që i kishte tërhequr më pas paditë.

“Autoritetet e shtetit janë përgjegjës. Ishte njeri shumë i mirë, të gjithë kishin respekt për të, por djali ishte problematik. Nëna e kishte denoncuar disa herë djalin për dhunë, por e kishte tërhequr se evlat , nuk donte ta shihte më burg. Fajtor është edhe ai mjeku që e liroi, kur ishte person me probleme mendore”, u shpreh banori.

Të fundit