Flash News

KRYESORE

Hoti flet pas takimit me Bashën: U zotua se do të heqë taksën në rrugën e Kombit

Hoti flet pas takimit me Bashën: U zotua se do të heqë

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti pas takimit me Bashën është pyetur nga gazetarët nëse do të hiqet taksa për rrugën e Kombit.

Ai konfirmoi se taksa ka qenë një nga temat e diskutuara, dhe se kishte marrë zotimin e Bashës se taksa do të hiqej.

“Kemi ndarë të gjitha shqetësimet që duhet t'i adresojmë si dy shtete për rrugën e Kombit dhe kam zotimin e Bashës se ajo taksë do të hiqet”, tha Hoti.

Ndërsa Basha tha:

"Premtimi im qendron. Do të jetë një nga vendimet e para të qeverisë së ardhshme, heqja e taksës e Rrrugës së Kombit. Sikundër, i kam kërkuar kryeministrit Hoti të bëjmë gjithccka për të ndihmuar sado pak turizmin në këtë kohë të vështirë. Sot paradite kam qenë në Velipojë, gjatë gjithë javës kam vizituar vijën bregdetare dhe kam parë situatën shumë të rëndë të turizmit, që përbën ¼-ën e ekonomisë shqiptare. Të vetmit turistë që takova janë nga Kosova. Shpresoj që, me bashkëpunimin e qeverisë së Kosovës, do të mundësojmë të kemi një numër sa më të madh turistësh ga Kosova në plazhet tona të bukura, veccanërisht në këtë kohë. Ka shmë punë që duhen bërë nga ana jonë, që nga siguria rrugore, infrastruktura, ccmimi i lartë i karburantit. Këto janë ccështje që nuk i korrigjoj dot sot, por marr angazhim para medias, opinionit publik të Shqipërisë dhe Kosovës se një nga vendimet e para do të jetë heqja e taksës së Rrugës së Kombit."

Lexoni edhe:

https://politiko.al/nga-mbeshtetja-e-pd-per-kosoven-tek-pasojat-e-pandemise-cfare-u-diskutua-ne-takimin-e-bashes-me-hotin/

Të fundit