Flash News

KRYESORE

Hoti, 'i prerë' para takimit në Shtëpinë e Bardhë, paralajmëron nga Uashingtoni: Me Serbinë, s’diskutojmë asgjë tjetër përveç njohjes reciproke

Hoti, 'i prerë' para takimit në Shtëpinë e

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti është shprehur tepër optimist për takimin me delegacionin serb në Shtëpinë e Bardhë. Në një prononcim për mediat, nga Uashingtoni para zhvillimit të takimit, Hoti dukej mjaft optimist për dialogun, ndërsa i bindur theksonte se me Serbinë nuk mund të flitet për asgjë tjetër veç njohjes.

Sot pritet një ballafaqim Hoti- Vuçiç në prani të SHBA, teksa do të diskutohen tema të zhvillimit ekonomik dhe projekte inovatore. Por Uashingtoni Zyrtar ka lënë të hapur edhe pjesën e temave politike vetëm nëse dy palët bien dakord.

“Sot filluam me shumë pozitivitet takimin në Shtëpinë e Bardhë, diskutuam projektet e zhvillimit ekonomik mes të dyja vendeve. Pritjet i kemi jashtëzakonisht pozitive. Asnjë diskutim tjetër nuk bëhet me Serbinë përveç se për njohje reciproke. Unë besoj që marrëveshja e sotme që mund të arrihet për bashkëpunim ekonomik është një hap më afër normalizimit përfundimtar të marrëdhënieve me Serbinë dhe që është vetë njohja reciproke”, ka thënë Hoti duke mos dhënë më shumë detaje, por siç tha, ato do të bëhen të ditura pas raundit të parë të diskutimeve.

Ky është takimi i dytë i thirrur nga SHBA, pasi ai i pari u anulua nga Kosova prej publikimit të aktakuzën nga Prokuroria Speciale e Hagës për Presidentin Thaci. Me atë rast e anuloi udhëtimin edhe kryeministri Hoti.

Të fundit