Flash News

KRYESORE

Hoti nuk 'e fsheh' entuziazmin për takimin mes dy qeverive, foto me kabinetin e tij në udhëtim drejt Tiranës

Delegacioni kosovar i kryesuar nga kreu i qeverisë Avdullah Hoti është nisur drejt Shqipërisë për takimin e dy qeverive në Tiranë.

Kryeministri Hoti nuk e ka mbajtur entuziazmin për takimin e sotëm, ndërsa përmes një postimi në rrjetet sociale ka publikuar një foto ku shihet bashkë me kabinetin duke udhëtuar me autobus drejt kryeqytetit shqiptar.

“Bashkë me kabinetin rrugës për Shqipëri. Për pak takohemi me kolegët tanë nga Qeveria e Republikës së Shqipërisë, në Pallatin e Kongreseve në Tiranë. #Bashkë”, shkruan Hoti krahas fotos.

Të fundit