Flash News

KRYESORE

Hoti: Nuk është marrëveshje finale, presim njohjen nga Izraeli

Hoti: Nuk është marrëveshje finale, presim njohjen nga Izraeli

Kryeministri i Kosovës, Avdulla Hoti, pas nënshkrimit të marrëveshjes me Serbinë ka thënë se sot është një ditë e rëndësishme për Kosovën.

Ai ka bërë me dije se marrëveshje ka të bëjë me anën ekonomike dhe normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve. Hoti ka konfirmuar dhe lajmin për njohjen e Kosovës nga Izraeli, i cili tha se është pjesë e marrëveshjes

Kryeministri i Kosovë tha për Zërin e Amerikës se kjo nuk është një marrëveshje finale, por i hap rrugë marrëveshjes përfundimtare.

"Sot është një ditë e madhe shumë e rëndësishmë për shtetin e Kosovës. Kjo marrëveshje çon drejt normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve dhe mbështëtëjeve të projekteve të mëdha ekonomike dhe për krijimin e shumë vendeve punësimi. Ne presim të marrim shpejt njohje nga Izraeli, e cila është pjesë e marrëvesdhjes. Marrëveshja i hap rrugë normalizimit të plotë të marrëdhënieve  mes dy vendeve dhe i hap rrugë drejt njohjes së plotë. Kjo e sotmja nuk është një marrëveshje finale, por nënkupton një arritje të madhe drejt finalizimit të marrëveshjes. Me Vuçiçin kemi diskutuar edhe për një marrëveshje politike. Bisedimet do të vijojnë në Bruksel. Për të diskutuar për njohjen dhe marrëveshjen përfundimtare." tha Hoti

Të fundit