Flash News

KRYESORE

Hoti nuk merr pjesë në takimin e 27 qershorit në Shtëpinë e Bardhë: Duhet të kthehem për zhvillimet e reja

Hoti nuk merr pjesë në takimin e 27 qershorit në

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti njofton këtë mëngjes se nuk do të marrë pjesë në takimin e datës 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë.

Lajmin e bëri të ditur përmes rrjeteve sociale, ku sqaron se i duhet të kthehet në Prishtinë për shkak të zhvillimeve të reja në Prishtinë si rezultat i akuzave të dorëzuara nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.

“Për shkak të zhvillimeve të reja në Prishtinë si rezultat i akuzave të dorëzuara nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, më duhet të kthehem në Prishtinë për tu marrë me situatën.

E kam njoftuar Ambasadorin Grenell se nuk mund të marrë pjesë në takimin e datës 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë”, shkruan Hoti.

Lexo edhe: Thaçi anuloi pjesëmarrjen në takimin në Uashington, kush e zëvendëson

Lexo edhe: Ngritja e akuzave nga Prokurori i Specializuar, DASH: Hap përpara për drejtësinë në Kosovë

Të fundit