Flash News

KRYESORE

Hoti takim me delegacionin amerikan, Grenell: Zbatimi i marrëveshjes Kosovë-Serbi, ndër top prioritetet e administratës Trump

Hoti takim me delegacionin amerikan, Grenell: Zbatimi i marrëveshjes

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka zhvilluar një takim me delegacionin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Kosovë. Delegacioni amerikan është udhëhequr nga Adam Boehler, kryeshefi ekzekutiv i Korporatës Ndërkombëtare të Financave dhe Zhvillimit në SHBA.

Ndërkaq pjesë e këtij delegacioni është edhe i dërguari special i SHBA-së për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, përfaqësues të USAID, Kryetarit të Bankës së Eksport-Importit të Shteteve të Bashkuara (EXIM), si dhe zyrtarë të tjerë të lartë të qeverisë nga Departamentet e Energjisë dhe Tregtisë në SHBA.

Grenell përmes një postimi në Twitter ka thënë se zbatimi i marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë është ndër top prioritetet e Administratës Trump. Sakaq, përmes një reagimi në rrjetet sociale, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, tha se vizita e delegacionit amerikan do ta thellojë edhe më tej miqësinë Kosovë-SHBA.

“Shumë i lumtur që sot po i pres në vizitë ambasadorin Richard Grenell, e kryeshefin Ekzekutiv të Korporatës Ndërkombëtare të Financave të Zhvillimit të SHBA-së, Adam Boehler, bashkë me një delegacion të lartë të qeverisë amerikane. Kjo vizitë është shumë e veçantë dhe do të thellojë edhe më tej miqësinë Kosovë-SHBA”, kishte shkruar Hoti në Facebook.

Të fundit