Flash News

KRYESORE

Hoti takon të martën Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s: Kosova e bekuar me miqtë e saj

Hoti takon të martën Sekretarin e Përgjithshëm të

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti do të takojë të martën në Bruksel Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Hoti ndodhet në Bruksel për vijimin e bisedimeve për marrëveshjen përfundimtare me Serbinë, pas nënshkrimit të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike të premten në Shtëpinë e Bardhë në Uashington.

Hoti shkruan në një postim në rrjetet sociale se shtetit i Kosovës është i bekuar falë miqve në të dyja anët e Atlantikut. .

“Të martën, në selinë e NATO-s në Bruksel, takohem me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, të cilin e falënderoj për gatishmërinë. Kosova është e bekuar me miqtë e saj, në të dy anët e Atlantikut”, shkruan Hoti.

Të fundit